LAJME

12 vendime në mbledhjen e Qeverisë – Albnews

Qeveria e Kosovës ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e rradhës. Kjo ishte mbledhja e 226 e kësaj Qeverie.

Në këtë mbledhje janë marrë 12 vendime në kategori të ndryshme. Kështu e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

‘’E filluam me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake’’, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se si Qeveri kanë miratuar dy projektligje shumë të rëndësishme.

‘’Miratuam dy projektligje me rëndësi:- Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;- Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore’’, ka thënë Kurti.

Në mesin e vendimeve që u morrën ishin edhe:

– miratimi i Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, i cili përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale;

– shpronësimi përfundimtar i pronave të prekura nga realizimi i projektit të Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”;

– aprovimi i Programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që përmes granteve dhe subvencioneve parasheh avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, integrimin e plotë dhe zhvillimin e barabartë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *