Komuna e Prishtinës “ndez motorët”, ndahen 8 milionë euro për 6 kompani të ndryshme – Albnews
Komuna e Prishtinës në prag të fundvitit ka vendosur të shpenzojë buxhetin për të bërë intervenime në infrastrukturën e gjashtë zonave në kryeqytet.
Për këto punime, komuna i ka shpërblyer 6 kompani, të cilat i ka ndarë në zona, me vlerë afro 8 milionë euro.
Për projektin “Intervenime infrastrukturore-ndarja zonale në 6 zona, në tërë territorin e Komunës së Prishtinës” kanë ofertuar 22 kompani për 6 lote, por janë shpërblyer vetëm 6 grupe të operatorëve ekonomik, shkruan ..
Prokurimi i Komunës së Prishtinës për Lotin 1 e ka shpërblyer grupin e oiperatorëve ekonomikë “Integral” Sh.P.K dhe “Company Zuka Comerce” Sh.P.K me vlerë 1. 4 milionë euro.
Loti 2 e ka shpërblyer grupin e oeratorëve ekonomik “Rahovica Comerce”SH.P.K, “VIA Egnatia” Sh.p.k me vlerë 1.1 milionë euro.
Për Lot 3 e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomik “Euro Construction” Arifaj Sh.p.k, “Euro Abi” Sh.P.K me vlerë 1.1 milionë euro.
Për Lotin 4 e ka shpërblyer grupin ekonomik “Milenium Konstruction “ Sh.P.K dhe ILEAA-Gr me çmim 1.1 milionë euro.
Punimet në Lotin 5 do të shpërblej grupin ekonomik “Konstruktion” Sh.P.k , RSM Company Sh.P.K me vlerë të kontratës 1.2 milione euro.
Ndërsa për Lotin 6 punimet do ti realizojnë grupi i operatirëve ekonomik “Esakavatori” Sh.P.K “Beni Construction”SH.P.K me vlerë 980 mijë euro. /./