Vendimi i kushtetueses serbe për Demirin, legjitimon praktikën sistematike diskriminuese ndaj shqiptarëve – Albnews
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët. Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”.
Kështu është shprehur Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në Serbi e cila ia refuzoi ankesën biznesmenit Safet Demiri për kthimin e adresës në Serbi.
Bislimi publikoi edhe disa citate nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, duke thënë se ato janë shembulli i përsosur se si gërryhen të drejtat e shqiptarëve, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese.
1/2 Serbia’s Constitutional Court decision on Safet Demiri legitimizes the systematic discriminatory practice of address passivation targeting Albanians. It violates fundamental human rights, proves why Albanians don’t trust the system & are reluctant to start judicial processes.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) November 20, 2024
Lidhur më këtë sot gjatë ditës Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se qytetarit Safet Demiri nga Medvegja i është refuzuar ankesa për kthimin e adresës nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Serbi././