Von der Leyen sot në Tiranë, zbardhet agjenda – Indeksonline.net
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Tiranën sot, në kuadër të turit 6 ditor në gjashtë shtetet e rajonit.
Diplomatja evropiane do të mbajë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 15:15 në kryeministri ndërsa në 16:10 është parashikuar një deklaratë e përbashkët.
Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00. Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.
Në 24 tetor Von Der Leyen do të ndalet në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit. Turi i saj do të vijojë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në 26 tetor kryetarja e Komisionit Europian do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat. Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.
Fokusi kryesor i Von Der Leyen përgjatë vizitës së saj në bendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë brenda këtij muaji dhe priret që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro.
AGJENDA:
15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15.15 – Takim me kryeministrin Rama
16.10 – Deklaratë e përbashkët për shtyp
17.00 – Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës
10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj