Interesante

“Dua të kem një fëmijë me invitro, kushton 5000€”

Një grua me një dëshirë të madhe për të përjetuar mrekullinë e amësisë ka bërë nëpërmjet JOQ një thirrje të ndjeshme për ndihmë. Ajo është përballur me sfida të mëdha shëndetësore, dhe sipas mjekëve, procedura e in vitros është shansi i saj i vetëm për të pasur një fëmijë.

Megjithatë, kostoja e lartë e kësaj procedure e pengon që të bëjë realitet ëndrrën e saj për t’u bërë nënë. Në pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë, duke iu drejtuar njerëzve që mund ta mbështesin në këtë rrugëtim.

Kjo thirrje vjen si një apel për njerëzit, që me një kontribut sado të vogël, mund ta gruan ndihmojnë në realizimin e ëndrrës së saj për të krijuar një familje.