Partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj ikën nga seanca për buxhetin – Albnews
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se partitë opozitara as vet nuk e besojnë që dë të jenë në qeverisje pas 09 shkurtit, prandaj iken nga seanca e djeshme, ku po diskutohej për buxhetin.
“ Po ta besonte opozita aktuale njëmend se do të vijnë në pushtet, ashtu siç pretendojnë nëpër studio televizive, patjetër se dje do duhej që edhe ata ta votonin ligjin e buxhetit, njësoj sikurse e patëm bërë ne në vitin 2020. Por as vetë partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj edhe ikën nga seanca dje, të painteresuar fare se çfarë buxheti po miratohej – sepse nuk do t’u vije rasti për ta menaxhuar”, ka shkruar Murati në facebook.
Postimi i plotë i Muratit:
Në seancën e djeshme për buxhetin, opozita e dëshmoi që as ata vetë nuk e besojnë, kur e thonë se do të vijnë në qeveri pas 9 shkurtit.
Në fund të vitit 2020, kur Qeveria Hoti e përbërë nga opozita e sotme dhe e shpallur e paligjshme, kishte sjellë në Kuvend Ligjin e Buxhetit për vititn 2021, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pati vendosur ta votonte buxhetin e përgatitur nga qeveria në ikje.
Kjo për arsye se ne ishim plotësisht të bindur që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, do të ishim ne ata që do të udhëheqnim me qeverinë, dhe ishim të interesuar që çështja e buxhetit të kryhej sa më shpejtë, e me sa më pak amandamente, ashtu që kur të vinim ne në qeveri, edhe rishikimi i buxhetit të ishte më i lehtë.
Tani, po ta besonte opozita aktuale njëmend se do të vijnë në pushtet, ashtu siç pretendojnë nëpër studio televizive, patjetër se dje do duhej që edhe ata ta votonin ligjin e buxhetit, njësoj sikurse e patëm bërë ne në vitin 2020.
Por as vetë partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj edhe ikën nga seanca dje, të painteresuar fare se çfarë buxheti po miratohej – sepse nuk do t’u vije rasti për ta menaxhuar.