LAJME

Ajeti falënderon deputetin Roth për reagimin ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë – Albnews

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës.

Ishte deputeti Michael Roth, që njëherazi është edhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman, që e ngriti këtë çështje, duke thënë se Komisioni i BE-së më në fund do të ndërmarrë veprime lidhur me këtë gjë, shkruan ..

Ndaj Rothit, Ajeti ka shprehur mirënjohje të lartë, duke thënë se sjellja e qeverisë serbe është qartazi shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Asgjë tjetër, pos spastrim etnik”, e ka quajtur Ajeti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është spastrim etnik nga Serbia. Reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon. Mirënjohës mikut tim Michael Roth, deputet dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, për reagimin e tij të qartë dhe në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve:

 “Komisioni i BE-së më në fund po ndërmerr masa lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë. Ky është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë. Asgjë më pak se spastrim etnik.

May be an image of 2 people and text