Këto janë 4 shenjat më xheloze të horoskopit
Le ta pranojmë! Të gjithë nga ne është bërë xhelozë xheloz të paktën njëherë. Megjithatë sipas astrologëve, këto janë shenjat e zodiakut që bëhen xhelozë më lehtë se të tjerët!
Dashi
Dashi kryeson listën si një nga shenjat më xheloze të horoskopit dhe kjo sepse ata janë në konkurrencë me të gjithë, madje edhe miqtë e tyre më të afërt. Me sundimin e Marsit në shenjën e tyre, kjo e bën Dashin të vrapojë më shpejt, të jetë më i/e zgjuar dhe të ketë më shumë sukses se të gjithë miqtë e vet. Por, dukshëm kjo nuk i pengon ata që të xhelozojnë për çdo arritje apo zhvillim në jetën e miqve të tyre.
Binjakët
Si një shenjë Ajri, Binjakët nuk mund të mos kenë xhelozi kur një mik/e jep një lajm të mirë. Nëse u shkruani atyre për një promovim në punë ose për një partner/e të re, mos u habisni nëse ata nuk reagojnë fare. Një Binjak ndihet vërtet i/e lumtur për ju, por ata do ta krahasojnë veten me ju në të njëjtën kohë. Për këtë shenjë të horoskopit, jeta është një garë dhe nëse nuk janë në vendin e parë, ata mund të humbasin interesin për gjithçka dhe për këdo.
Luani
Si një shenjë e sunduar nga dielli, Luanit i pëlqen kur bota rrotullohet rreth tyre. Kur janë jashtë me miqtë, kjo shenjë flet me tone të larta, qesh shumë, ndan histori të çmendura dhe kënaqet me gjithë vëmendjen e mundshme. Nëse ka një tjetër Luan në grup, ose dikush tjetër po merr më shumë vëmendje, ata mund të fillojnë të bëjnë komente direkte si një mënyrë për të “fituar” bisedën dhe për të dalë në krye. Nga këndvështrimi i një Luani, ata janë thjesht vetja e tyre, edhe kur kanë doza xhelozie për miqtë.