Hetimet e Prokurorisë për tenderët sekret, Bajrami: 273 milionë euro kanë përfundu te ‘dostat’
Bajrami u është referuar të dhënave të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, duke thënë se nga marsi i vitit 2021, kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, e deri tash vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 213 kontrata njëburimore.
Ajo ka thënë se 273 milionë euro nga buxheti i shtetit “kanë përfunduar te dostat”, me negociata “në katër sy”.