LAJME

Vuçiq e nis ditën me kërcënim për luftë, vërtetohet deklarata e Kurtit në Zvicër! – Albnews

12:16 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / A. M.

“Lufta është jetë, jeta është luftë! Asnjë dorëzim”, ky është mesazhi kërcënues që presidenti i Serbisë e bëri sot përmes një postimi në Instagram.

Kësisoj, kjo vërteton deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për alarmin e hakmarrjes nga Serbia.

President Vučić: Serbian Armed Forces has always been a reflection of  Serbia's strength | Ministry of defence Republic of Serbia

Shefi i ekzekutivit ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon, transmeton .

Mediumi zviceran, NNZ, ka cituar Kurtin duke thënë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga hakmarrja në Kosovë.

No photo description available.

“Aspak, Vuçiqi thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që e dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe”, ka thënë ai.

“Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Vuçiqi ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u shpreh Kurti. /./