Ky është 75-vjeçari që u godit për vdekje në Krushë të Madhe – Albnews
Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 17:15 në fshatin Krushë e Madhe, ku një person është goditur për vdekje.
. ka mësuar se bëhet fjalë për 75-vjeçarin, Ramadan Hoti.
Në lidhje me këtë aksident ka dhënë detaje për . zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, ka thënë Elezaj për ..