LAJME

Përleshja në Skenderaj, pamje nga momenti kur i lënduari nga thika largohet prej vendit të ngjarjes



Një përleshje fizike ku u përdorë edhe mjetë i mprehtë, dje rreth orë 14:17, në sheshin  “Adem Jashari” në Skenderaj, la të plagosur një person, raporton ..

Siç njoftuan nga Policia e Kosovës, përveç të lënduarit nga thika, lëndime pësoi edhe një person tjetër.

Të njëjtit u dërguan në Emergjencën për tretman të nevojshëm mjekësor.

. ka mësuar se i lënduari nga mjeti i mprehtë ka pësuar plagë në shpatull, teksa edhe janë siguruar pamje nga largimi i tij për në Emergjencë.

Në pamje shihet viktima duke u tërhequr larg vendit të ngjarjes nga shoku i tij.

“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të  njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të  lënduarit  lëndimet i ka pësuar  nga një  mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.