Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues – Albnews
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Në bazë të të dhënave, deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9 440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8,716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar.
Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
Nga 8 716 aplikime të aprovuara, 2 757 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1 024 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 4 935 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.