LAJME

Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti – Albnews

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar operacionet e tyre me qëllim të parandalimit të kontrabandës.  

Njësitet e lartcekura, sot në rrugën Viti-Gërlicë, kanë ndaluar për kontroll furgon të Mercedes-it, që drejtohej nga personi V.Q., moshës 32-vjeçar, shtetas kosovar, shkruan ..

Gjatë kontrollit në automjet është parë se i dyshuari kishte ngarkuar tekstil të ndryshëm për të cilin nuk kishte dokumente mbi prejardhjen.

Vlera e mallit në fjalë dyshohet të jetë afër 10.000€.

Malli dhe automjeti u dërguan në terminalin doganor, teksa me rastin janë duke u marrë njësitet e Doganës së Kosovës.