Pas 20 vitesh prona i kthehet titullarit! – Albnews
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar rikthimin e një tjetër prone nën menaxhimin e ministrisë së tij.
Prona në fjalë shfrytëzohej nga një kompani private deri më tani.
“Pas më shumë se 20 vitesh, prona i kthehet titullarit / Ministrisë së Bujqësisë.
Me përkushtim dhe vendosmëri vazhdoj të mbajë premtimin tim për rikthimin e pronave të MBPZHR-së.
Kësaj radhe në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të Qeverisë, APK pas identifikimit ka rikthyer në posedim një pronë prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas ligjit për Pyjet (I aprovuar vitin e kaluar) është pasuri shoqërore që i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Pas një periudhe të gjatë mbi 20 vjeçare, kjo pronë tani i rikthehet titullarit për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit.
Pas konfirmimit të dokumentacionit për pronësinë, MBPZHR-APK do ta menaxhojë këtë pronë pa asnjë kontestim dhe në përputhje me ligjin.
Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive.
Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara” shkruan Peci në njoftim./Indeksonline/