LAJME

PDK është adresa për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me institucione të forta dhe perspektivë europiane – Albnews

Një numër i madh i përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës kanë marrë pjesë në tubimin e partisë në Hanover të Gjermanisë.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi i ka falënderuar të gjithë përkrahësit, duke thënë se PDK-ja është adresa për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, shkruan ..

“HANOVER, faleminderit!

PDK është adresa për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me institucione të forta dhe perspektivë europiane! Këtë e duan bashkatdhetarët tanë dhe janë pjesë kyçe e ndryshimit historik për një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë!”, shkroi Musliu-Shoshi.

Ajo postoi edhe fotografi nga tubimi madhor në Hanover.