Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme – Albnews
13:53 / E Diele, 24 Nëntor 2024 / Gj. Sh
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashtohen as të reshurat e shiut.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -7 deri në 10 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes lehtë deri mesatare.
E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6- 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.