LAJME

Qëndrojmë me aleatin tonë Turqinë pas sulmit terrorist – Albnews

Gjatë pasditës së sotme në shtetin e Turqisë më saktësisht në Ankara ndodhi një sulm terrorist.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se Kosova qëndron me aleatin e saj Turqinë pas këtij sulmi terrorist.

‘’Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë’’, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘’X’’.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se katër persona kanë mbetur të vrarë, ndërkaq ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se edhe dy nga sulmuesit mbetën të vdekur./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *