Kosova ka nevojë për ju – Albnews
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës në Amerikë, ka thënë se komuniteti shqiptaro-amerikan gjithandej Amerikës ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha etapat historike për kombin.
Haradinaj është takuar me atdhetarin e shquar, Jim Xhema.
“Në përmbyllje të vizitës në Neë York, na bashkoi në një darkë vëllazërore Rrustem Gecaj me shumë vëllezër atdhetarë shqiptarë, të cilët i falendërova për kontributin e jashtëzakonshëm në të gjitha etapat për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi. Ishte kënaqësi e madhe të bisedoja me atdhetarin e shquar, Jim Xhema. Nga përtej Atlantikut, ai nuk u ndal kurrë së angazhuari për kauzën shqiptare. Që nga vitet e hershme, z. Xhema ka qenë aktiv në ndërtimin e lidhjeve të forta me figura kyçe të politikës amerikane, duke siguruar një mbështetje të madhe për çështjet tona kombëtare”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova ka nevojë për komunitetin shqiptar në Amerikë.
Kosova ka nevojë për ju sidomos në këtë kohë kritike që po kalojmë si shtet e si popull, është shprehur Haradinaj./Indeksonline/