“Pushkës i ke thënë kaka kur kam luftu une”, “Ke rrejtë sa ke mujtë për Zahir Pajazitin”, përplasje e ashpër mes Gani Gecit e Nait Hasanit
Një debat për seancat e fundit të Gjykatës Speciale i ka vënë në përplasje të ashpër ish-deputetët Nait Hasani dhe Gani Geci, njëkohësisht ish-luftëtarë të UÇK-së.
Në studio në T7 është lidhur përmes telefonit Gani Geci, që iu drejtua Nait Hasanit dhe Fatmir Humolli.
Geci fillimisht ka pyetur ish-deputetin Fatmir Humolli se a e di kur ia kanë arrestu ushtarin e tij më të mirë, Mujën.
Më tutje shton se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka themeluar Gjykatën Speciale.
‘’A e di zotëri Humolli kur ta kanë arestu ty Mujën? A e di z. Humolli se unë e di kur ia kanë arrest ushtarin ma të fortë, Mujën?Unë jam Gani Geci. Nana jem e ka emrin Rabë, baba jem Adem. I kam dajtë në Izbicë, Gjykatën Speciale e ka maru Hashim Thaçi, nuk e ka maru për veti, por për të tjerët. Se kur e ka marrë vesh që po dojnë me arrestu atë, ka tentu me zhbë por nuk ka leju VV”, thotë Geci.
Lidhur me këtë reagon deputeti Humolli duke i thënë se “Ky është paragjykim”.
Geci më pastaj reeagon se dëshmia e Fadil Gecit është kundër komunikatës numër 59.
“Unë edhe vëllau jem kem dëshmu kundër komunikatës 59 që ka thanë Gani Geci i ka pri ofanzivës serbe me maskë, a unë s’i kam pri. Kur i kam vra unë serbët, edhe z. Humolli edhe Nait Hasani, se Hasani e ka formu ushtrinë në 1994, i ka thanë pushkës “kaka”.Z. Hasani e di mirë kur jena zatet në një restorant unë, ai edhe Rexhep Selimi”, shton Geci.
Nait Hasani i përgjigjet duke i thënë se “Nuk jam takuar asnjëherë me Gani Gecin”
“Ne kemi dëshmu kush na i ka vra shokët, kush e ka shkru komunikatën 59 në emër të shtabit. Rexhep Salimi thotë decidivisht se hartues e nënshkrues i komunikatës 59 është Rexhep Selimi. Nait Hasani e ka Rexhep Selimin shok. Me të kanë qenë në Marko Pollo”, replicon Gani Geci.
Tutje ai vazhdon duke e quajtur Hasanin “gënjeshtar”.
“Ti je LPK. Ti ke rrejtë sa ke mujtë për Zahir Pajazitin. Zahir Pajaziti të ka thanë “Mos mu flug përmas se më vrasin serbët. Ti ju ke flug përmas, ti je kryesori. Vete Artan Zenelin për ty, të kallxon kush je ti”, thotë Geci./Indeksonline/