Momente nga darka dhe qëndrimi së bashku i Kevinit me Anën (VIDEO) – …
Kevini dhe Ana kanë shijuar mbrëmë darkën në një dhomë ndaras nga banorët e tjerë të Big Brother Vip Kosova 3.
Fillimisht, Kevini u shqetësua për Anën, duke i thënë se është ftohur. Kevini i tregoi Anës se nuk ka fjetur mirë këto kohë dhe ka shtuar peshë.
Tutje, Ana e pyeti Kevinin nëse e ka marrë malli për të.
“Çdo ditë, i kam duksat që m’i ke dhanë”, u përgjigj Kevini.
Derisa, Ana pati një kërkesë për Kevinin.
Ajo i kërkoi që të mos vallëzojë me vajzat, veçanërisht me Anisën.
Kevini u përgjigj duke i thënë se gëzohet që Ana është xheloze.
Ndërkaq, darka ka vijuar edhe me diskutime të tjera dhe situata që kanë ndodhur brenda shtëpisë këto ditë sa Ana ishte jashtë.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: