I riu shqiptar përplasi për vdekje me makinë 21-vjeçaren greke, familja e saj kërkon dëmshpërblim pas dënimit të tij me rreth 16 vite burg
“E vetmja gjë që u intereson është të shpëtojnë jetën e tyre”, ka deklaruar nëna e 21-vjeçares Ema, e cila u përplas për vdekje nga një 27-vjeçar shqiptar në Selanik në nëntor 2022.
Pas nisjes së diskutimit për padinë e dëmshpërblimit të ngritur nga familja ndaj 27-vjeçarit, i cili është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg, pasi përplasi të renë dhe e braktisi në rrugë.
Nëna e Emas, Kelly, ka folur për mediat greke para fillimit të seancës në fjalë, ku tha se “nuk besoj se fajtorët janë penduar. E vetmja gjë që u interesonte atëherë dhe tani, pasi është në pritje edhe padia që kemi bërë, është shpëtimi i jetës së tyre”.
Sipas saj, 27-vjeçari mund të ketë kërkuar falje gjatë seancës, por nuk është penduar me të vërtetë.
“Ai i kërkoi falje, por tha se nuk ishte faji i tij, dhe se ajo u hodh para mjetit të tij dhe nuk po vraponte. Emmanuela po kalonte rrugën me celularin në dorë. Pra, një falje e tillë nuk është një falje,” vuri në dukje ajo.
I riu shqiptar, askohe është shprehur i penduar për ngjarjen. Para togave të zeza ai ka deklaruar se Ema, i ka dalë përpara në makinë. Edhe pse ka frenuar, ai është shprehur se “nuk ka mundur që të shmangë ngjarjen e rëndë”.
“Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur”, tha ai.