ATK-ja mbledh mbi 883 milionë euro tatime, 11. 4 % më shumë se në vitin e kaluar – Albnews
883.6 milionë euro tatime janë të mbledhura deri me 30 nëntor të këtij viti, njofton Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Sipas ATK-së të hyrat e këtij viti janë 11.4 .% më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale të stafit të Administratës Tatimore, e cila pa dyshim shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik. Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro apo 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si edhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.”, thuhet në njoftim.
“Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftim.