Interesante

Follow Denoncimi tronditës i mjekut: Tani luan në Serie A, por rrezikon jetën. Ia refuzova tri herë Igli Tares

Imazhet e kolapsit shëndetësor të Edoardo Bove në fushën e loës, gjatë ndeshjes së ndërprerë të Serie A, Fiorentina-Inter, tronditën botën e futbollit. Për fat të mirë, gjithçka duket se është zgjidhur në mënyrën më pak tragjike të mundshme, por ky incident ka ngritur shumë pikëpyetje.

Si është e mundur që futbollistët e nivelit kaq të lartë mund të jenë viktima të ngjarjeve kaq dramatike, ndërsa ushtrojnë profesionin e tyre, sidomos duke pasur parasysh që ata duhet të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe në kushte maksimale fizike? Megjithatë, siç ka zbuluar Ivo Pulcini, mjeku përgjegjës aktual i Lazios, procedurat nuk ndiqen gjithmonë me kujdesin më të madh.

Në vitin 2019, Pulcini ka vizituar një lojtar të madh, që tani luan në Serie A, por të cilin e ka konsideruar të papërshtatshëm për t’u marrë me futboll. Pulcini e ka bërë këtë denoncim tronditës në një intervistë për “Il Messaggero”, duke shpjeguar se lojtari ishte vizituar tri herë në klinika të ndryshme, sepse ish-drejtori sportiv Igli Tare donte patjetër të firmoste me të. Megjithatë, mjeku mbeti i palëkundur në gjykimin e tij, duke mos dhënë “ok” shëndetësor përkatës.

Duke folur për rastin Bove, Pulcini përjashtoi mundësinë e një krize epileptike të papritur, pasi lojtari nuk kishte pasur asnjë herë probleme të tilla në të kaluarën. Pulcini shpjegoi që, nëse do të ishte një problem me aritmitë, ai do të mund të menaxhohej lehtësisht me një ndërhyrje specialisti dhe teste të përshtatshme, si teste të mundësisë, ergometri, elektrokardiogramë dhe rezonancë magnetike kardiake.

Nëse rezultatet do të dilnin negative, lojtari do të rrezikonte të mos mund të luante më në Serie A, por mund të vazhdonte ta bënte këtë në kampionate të huaja. Pulcini ngriti dyshime në lidhje me faktin se këto probleme nuk ishin zbuluar gjatë ekzaminimeve të përshtatshmërisë kur lojtari ishte te Roma. Megjithatë, ai theksoi se vlerësimi varet nga përvoja dhe gjykimi subjektiv i mjekëve.