Absolutisht një e pavërtetë – Albnews
Ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë të enjten se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të priten zhvillime të reja politike, duke përfshirë lëvizje të grupit të presidentes Vjosa Osmani drejt LDK-së.
“Pas votimit të Buxhetit pritet rrjedha të reja. Mua po më vijnë informacione se grupi i Vjosa Osmanit është në bisedime për kthimin në LDK. Brenda dy ditëve ka gjasa që një pjesë e tyre të dalin publikisht në LDK”, ka deklaruar Dërguti në emisionin “Debat Plus”.
“Nuk pe di këto dy ditë a i ka llogaritë prej ditës së djeshme apo prej të sotshmes?! Si do që të jetë, absolutisht një e pavërtetë, por e mira e kësaj të pavërtetë është që është jetëshkurtër!
Një urtësi amerikane thotë: sapo të marrësh mundin të arsyetohesh, gjysmën e fajit veç e ke pranuar!!!”, shkruan ai.