LAJME

Agjenda e takimeve në Bruksel, shefi i ri i Këshillit Evropian sot pret liderët e Ballkanit Perëndimor



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  do të jetë  gjatë ditës së sotme në Bruksel. Kjo vizitë në Bruksel vjen me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, 

Kurti sot pritet të takohet edhe me  Presidentin e ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 17:00. Ndërsa nga ora 18:30 ai do të pres për takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në ora 20:00, sipas agjendës do të zhvillohet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel prezent do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq pak minuta më parë tha se e pret një ditë e vështirë, pasi do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e sapoemëruar të BE-së.

Ani pse në agjendën nuk figuron takimi me Presidentin serb,  Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Bruksel dhe takimin me Presidentin e KE-së.