Aksident i rëndë trafiku në rrugën Llapnasellë-Graçanicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11:00 në rrugën  Graçanicë – Llapnasellë, ku ka mbetur i lënduar një i ri.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku
drejtuesi i veturës Mercedes ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë është
përplasur me një veturë të tipit Ford.

Nga përplasja, Mercedesi ka dalë nga rruga, ndërsa Fordi është dëmtuar rëndë.

Raportohet se vetura drejtohej nga dy të rinj
të nacionalitetit serb, ndërsa njëri u plagos dhe u transportua për trajtim në
spital.

Policia e Kosovës ka kryer një hetim, ndërsa komunikacioni në atë pjesë ka qenë i mbyllur për një kohë.  

/Albnews/