Albulena Haxhiu në dy aktivitete sot, njëra me ministren Nagavci

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë nga ora 08:30 shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. 

Kurse, në orën 18:00, ministrja Haxhiu do të bëjë hapjen e ceremonisë së fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.  

Ceremonia do të mbahet tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.