Aludimet për ndërrimin e biletës së Xhenetës, publikohen pamjet pa ndërprerje
Ndodhitë në Big Brother VIP Kosova 3 janë pjesë e pandarë edhe e mediave tjera teksa publiku është sy e vesh në shtëpinë më të famshme në vend.
Kësisoj të hënën banorja e shou-t më të madh televiziv në vend, Xheneta, u bë pjesë e lajmeve të secilit medium në Kosovë dhe jo vetëm.
Kapitenja e javës, Gresa, pati avantazhin e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ për të quar në nominim dy banorë që ishin Drenusha dhe Xheneta.
Televotimi ku u votua më së shumti ndonjëherë bëri që Xheneta të jetë e eliminuara e radhës, por nata nuk mbaroi aty pasi surprizë për të gjithë ishte rikthimi i saj në lojë me biletën e fatit nga Prince Caffe.
Por, kjo nuk ishte e tëra pasi rrjeti shpërtheu me aludimet se Xhenetës iu ndërrua bileta gjatë rrugës duke sugjeruar për një manipulim të mundshëm.
Spekulimit kishin të bëjnë vetëm me faktin që kutia e fatit të Xhenetës dukej e hapur.
Por, ditën e sotëm janë shuar dilemat e të gjithëve dhe janë përgënjeshtruar aludimet e bëra në rrjet tash e sa ditë pasi Klan Kosova ka publikuar pamjet e plotë që nga momenti kur Xheneta la shtëpinë më të famshme në vend deri tek hyrja e saj në studio ku po zhvillohej spektakli.