Anëtarësimi i Kosovës në BE, Bislimi nga Polonia: Jemi të bllokuar, pavarësisht progresit tonë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po qëndron në Poloni, ku të premten ka marrë pjesë në një diskutim në qendrën e studimeve, Trans-European Policy Studies Associaction.
Prej atje, Bislimi ka thënë se pavarësisht “progresit”, Kosova po mbetet e bllokuar në Këshill sa i përket anëtarësimit në BE.
Kjo qendër, ka ndarë një citat nga deklarata e Bislimit atje, ku zëvendëskryeministri është shprehur se Kosova pavarësisht progresit, mbetet ende e bllokuar në Këshill të Evropës.
“Çfarë ka ngecur në zgjerimin e BE-së për Kosovën? Pavarësisht progresit tonë në përmbushjen e kritereve, pavarësisht gatishmërisë në Komision dhe Parlament ne mbetemi të bllokuar në Këshill”, tha ai.