Arben Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje në Ohër

Këto bazime ai i bën mbi premisën që përderisa nuk ka nënshkrim, nuk ka as marrëveshje.

Këto deklarime ai i bëri në Kanal10, ndërsa parashikoi se edhe çka do të deklarojnë palët.

“Po, tash këto deklarimet se është historike e këso, i dimë të gjitha. Përderisa s’ka nënshkrim, s’ka marrëveshje”, tha ndër tjerash ai.

Duhet përmendur se për çdo çast pritet që shefi i diplomacisë evropiane të paraqitet para gazetarëve.