Babë e bir kundërshtarë në futbollin kosovar, njëri trajner e tjetri lojtar

Në stadiumin e qyteteti në Lipjan, dje u zhvillua derbi lokal, ndërmjet Ulpianës dhe Arbërisë.

Bardhekaltërtit kanë triumfuar me rezultatin 2-1 por sakaq, gjatë këtij takimi ka rënë në sy një fakt mjaft interesant që shikohet edhe në foton e këtij shkrimi.

Keshtu, në pankinën e Ulpianës siç dihet, shef i shtabit teknik është Emin Bajrami.

Por nga ana tjetër, ajo që ka rënë në sy në fushën e gjelbërt ka qenë i biri i Eminit, Alket Bajrami si kundërshtar. Ky i fundit është huazu te Arbëria javë më parë nga Ulpiana.

Në këtë menyrë, dje babë e bir kanë qenë kundërshtar të njëri- tjetrit, njëri ne pankinë si shef shtabi, kurse tjetri si mesfushor dhe në fund triumfoi babai kundër të birit.