Bajrami për asamblistin e VV-së që mori pozitë në QKUK: Me siguri është ekspert i tenderëve njëburimor

Nexhat Halili, asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Vitisë është zgjedhur drejtor i departamentit të Prokurimit ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), institucion i cili brenda vitit zhvillon prokurime me dhjetëra miliona euro.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke ironizuar me emërimin e tij në këtë pozitë.

“Me siguri është ekspert i tederave një burimor/me negocim të drejtëpërdrejtë.”, ka shkruar Bajrami në postimin e saj në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht kritikohet se ka ka vendosur njerëz partiak në pozita të rëndësishme shtetërore.