Beniada mesazh banorëve “BBVA 2”: Jetoni këtë eksperiencë pa strategji, shijoni çdo moment

Ata dhanë mendime lidhur me Beniadën e cila ka ishte ndër të preferuarat e publikut.

Pas kësaj, një reagim nuk mungoi nga modelja shqiptare duke folur sërish për eksperiencën në Big Brother VIP.

“Një nga eksperiencat më të bukura, më të forta dhe plot me allegria. Po të isha aty do t’u thoja konkurrentëve ta jetonin këtë eksperiencë pa strategji. Të shijonin çdo moment, për të hapur zemrat e tyre dhe për të treguar më të mirën nga vetja. Nuk kemi nevojë të bërtasim mendimet tona, sepse ata që nuk duan të dëgjojnë nuk do ta bëjnë kurrë ose do të gjejnë gjithmonë anën negative dhe për ta është humbje kohe. Nuk është një luftë se kush fiton dhe arrin i pari, nuk është specia më e fortë që mbijeton, por më e zgjuara që i përshtatet situatave dhe ndryshimeve. Nëse të gjithë do të ishim më të fokusuar në dhënien dhe jo heqjen, jam i sigurt se jeta do të ishte në një nivel më të lartë. Dhe jam aq e sigurt që në këtë rast, kur të kalojnë vitet, njerëzit jo vetëm që do t’i kujtojnë por do të jeni krenarë për karrierën dhe vetën e juaj. Nuk është kjo gjëja më e bukur?”, ka shkruar ajo.