Interesante

Berisha flet për arrestimin e Ilir Metës: ‘Keqtrajtim shtazor publik! Po përgatisim dosjen me juristët më të mirë, do ta dërgojmë në Hagë’!

Kreu i PD-së Sali Berisha foli për akuzat e SPAK ndaj deputetit të PD-së Asllan Dogjani, për burgosjen e Ervin Salianjit dhe arrestimin e Ilir Metës.

Menjëherë pasi Dogjani foli për akuzat ndaj tij dhe deklaroi se është me qëllim për të bërë pis PD, Berisha e cilësoi procesin politik. Ai tha se rasti i Ervin Salianjit dhe Ilir Metës do të dërgohen në Hagë.

“Nuk ka dyshim që është proces politik. Është bërë botërisht e njohur se drejtësia është një ar:më në duart e diktaturës. I tillë është rasti yt, shumë i rëndë rasti ndaj Salianjit. Rast të cilin do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty për të denoncuar krimin. I tillë është rasti i kreut të Partisë së Lirisë. Ne do të dërgojmë dosjen në Hagë. Do punojmë me PL për të dërguar dosjen e tij në Komisionin antitorturë të Gjykatës së Hagës. Ishte një keqtrajtim shtazor publik, një torturë publike. Me juristët më të mirë ai rast do t’i paraqitet të gjithë instancave si rast i hakmarrjes, i torturës publike, rast i pandodhur ndonjëherë”, deklaroi Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.