Çka deklaroi para Gjykatës i dyshuari për sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit?
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, avokati i të dyshuarit Jovan Viqentijeviq, Nebojsha Vllajiq është deklaruar para mediave, shkruan ..
Avokati tha se janë paraqitur dëshmi që janë gjetur tek Viqentijeviq, por të njejtat nuk kanë bëjnë me rastin e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Tutje ai shton se presin që ai të lirohet.
“Prokuroria ka paraqitur dëshmitë para gjyqtares të cilat janë gjetur tek i mbrojturi im, ku janë disa paisje ushtarake dhe municion, por nuk kanë të bëjnë asgjë me ato që janë gjetur tek kanalin ku është vendosur eksplozivi. Nuk është shkreza apo detonatorë. Ne kemi paraqitur kundërshtimet tona mbrojtëse dhe presim që të lirohet sepse nuk kurfar lidhje për atë që akuzohet për vepër terroriste në sulm ndaj objektit. Koha kur ka ndodhur shpërthimi dhe vendi ku ka qenë nuk kanë lidhje, dhe ka argumente brenda një apo 2 ore do të dalë vendimi për masën”, u shpreh Vllahiq.
Ndërkaq, të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit 30 ditë.