“Dardanët” nisen për në Irlandën Veriore

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut.

Të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Ndeshja nis nesër nga ora 18:00, kurse sfida e fundit e “Dardanëve” do të jetë të martën ndaj Qipros në shtëpi.