LAJME

Daut Haradinaj viziton vendin ku ndodhi sulmi në kanalin e Ibër Lepencit


Haradinaj, ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga ky sulm, që kishte rrezikshmëri të madhe për qytetarët e Kosovës.

Kjo, pasi dëmtimi i këtij kanali do ta ndërpriste furnizimin me ujë të Kosovës B, dhe ujë të pijës për disa qytete, si Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Ende nuk dihet se kush e bëri këtë sulm, porse sipas organeve të sigurisë, aty ishin vendosur 15 deri 20 kilogram eksploziv.