Fahrije Hoti e “Krushës” i reagon ministrit Peci, nën shoqërimin e dy avokatëve thërret konferencë për të hënën
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim për deklarimet e bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes.
Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj çështje.
Ajo nën shoqërimin e dy avokatëve, ka thirrur konferencë për media për ditën e hënë më 25 nëntor.