Familjarët e punësuar, deputeti i VV-së: S’mund të barazohemi me ish-qevrisjet që i kanë punësuar pa shkollim e ku ka paga të larta
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Adnan Rrustemi, i ftuar në emisionin “PolitiKaos” të Gazetës Demos, foli rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se po vëren një tendencë palalelizmi të Qeverisë Kurti me qeveritë e kaluara.
Rrustemi deklaroi se Qeveria në pushtet asnjëherë s’do ta ndjek modelin e ish-qeverive, teksa kur u pyet për tenderët e kontratat njëburmore se la pa i kritikuar edhe mediat.
Raportimet për këto zhvillime brenda qeverisë ai i quajti “spekulime selektive mediatike”.
Sipas tij, disa portale që operojnë në Kosovë, po e keqpërdorin hapësirën në gazetari për disa kauza politike, për të cilat shtoi se janë të angazhuara politikisht.
“Janë krejtësisht në kuadër të një spekulimi selektiv mediatik të përqëndruar të disa portale, të cilat në fakt po përdorin siglat e tyre për kauza të caktuara politike kundër Qeverisë Kurti. Janë disa portale të cilat qartazi po i përdorin hapësirat e tyre ose emrin medium për kauza të caktuar politike. Ata kanë qëndrime politike dhe janë njerëz të angazhuar politikisht. Madje, do të thoja unë, ma radiklaist sesa vetë përfaqësuesit e opozitës”, tha Rrustemi.
“Ne nuk e kemi problem të verifikohen e të hetohet secili rast. Por, duhet me e kuptu që janë në kuadër të një fushate special kundër Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes. Pikërisht pse e kanë fushatë, po e devalvojnë edhe kritikën dhe po i bëjnë dëm edhe demokracisë”.
Teksa, sa i këtë nepotizmit, ai bëri një krahasim me ish-qeveritë, duke thënë:
“Është tendencë. Ka tendencë prej eventualisht një punësimi të një familjari, të një zyrtari, e që punësimi mund të ketë qenë krejtësisht i rregullt, me e barazu me keqqeverisjet e skajshme, ku secilin familjar, pa procedura, pa shkollim adekuat i kanë punësuar në insitucionet më të rëndësishme e më vitale, e sidomos aty ku të hyrat të larta, me paga të larta”, shtoi ai në “PolitiKaos”.