Frenoni njerëzit tuaj, nuk e meritoj këtë trajtim ! – Albnews
Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli ka një lutje për presidentën Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Pacolli po kërkon nga Kurti e Osmani, që t’i frenojnë njerëzit e tyre, të cilët po e ofendojnë atë dhe fëmijet e tij me deklarata të pavërteta.
“ Manipulimi me emrin tim nuk është as njerëzor por mund të ketë edhe efekte ligjore për njerëzit e juaj. Nuk kam qëllim t’ju edukoj ose të ndërhyj në mendësitë tuaja, por para se të më ofendoni, verifikoni vërtetësinë e fakteve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Postimi i plotë i Pacollit:
Zonja Presidente Osmani dhe Kryeministër Kurti,
Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje:
ju lutem frenoni njerzit e juaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi.
Nuk besoj se këta njerëz me shpifje e gënjeshtra ju bëjnë nder me keto veprime të ulëta.
Unë mendoj se nuk e meritoj këtë trajtim!
Nga ana tjetër, më duket se nuk po zgjidhni asgjë me këtë qasje, dhe nëse qëllimi është të më tregoni mua diçka, mua më mjafton që unë e di kush jam. Nëse doni dëshmi për ndonjë gjë që ju intereson, unë mund t’ua sjelli ato ( nese kam njohuri), përndryshe mbetët që drejtesija të ndërmjetësojë
Manipulimi me emrin tim nuk është as njerëzor por mund të ket edhe efekte ligjore për njerëzit e juaj.
Nuk kam qëllim t’ju edukoj ose të ndërhyj në mendësitë tuaja, por para se të më ofendoni, verifikoni vërtetësinë e fakteve.