Gjykimi për pastrim parash, të akuzuarit thonë se mjetet monetare në Kinë i kishin transferuar në emër të firmave të tyre për qëllim të marrjes së kredisë

Prishtine-  Te akuzuarit Rrahman dhe Bekim Fazliu kane deklaruar se mjetet monetare te S.P. i kishin transferuar ne Kine, ne emer te firmave te tyre, me qellim qe te merrnin kredi ne “Raiffeisen Bank”.

Nje deklarim te tille te akuzuarit Fazliu e bene gjate dhenies se mbrojtjes se tyre ne rastin ku te njejtit po akuzohen per pastrim te parave te fituara nga kontrabanda me mallra nga Kina, raporton “Gazeta Albnews”.

Fillimisht i akuzuari Rrahman Fazliu ka deklaruar se permes firmes se tij, “N.T.P. LONI”,  ka transferuar shuma te ndryshme per S.P ne llogari te ndryshme ne Kine, ku sipas tij  pershkrimi ne banke pagese per mall per Kine.

Duke shtuar se qellimi i vetem ishte marrja e kredise ne “Raiffeisen Bank”, per ta rritur biznesin e tij.

Me tutje ai ka sqaruar se zyrtari i  “Raiffeisen Bank”, A.G, i kishte thene se nuk mund te merrte kredi ne shumen prej 140 mije pa pasur qarkullim ne banke, duke e njoftuar edhe me personin S.P.

Tutje ai ka thene se ky person i kishte sjell shuma te ndryshme ne kesh per t’i transferuar ne llogari-adrese te ndryshme ne Kine, te cilat shuma tha se i ka deponuar ne banke ndersa flet deponimin e nenshkruar personalisht e kishte derguar tek kontabilisti i S.P, Sh.I.

I akuzuari Rrahman Fazliu ka thene se keto transaksione kishin zgjatur rreth 3 vite dhe te njejtat ishin nderprere 3-4 muaj para arrestimit te tij.

Ne fund i njejti tha se nga transaksionet bankare qe i kishte kryer per S.P nuk kishte perfituar asgje, perveç ne raste te ndryshme kur ju ishin dhene “per kafe” shuma prej 20, 30, 50 deri ne 100 euro.

Kurse, i akuzuari Bekim Fazliu ka deklaruar se paret e S.P i kishte transferuar per ne Kine permes biznesit te tij shitore ushqimore “N.T.P Beka”, me qellim te marrjes se kredise nga ana e vellait te tij -Rrahmani  me qellim te rritjes se biznesit te tyre.

Po ashtu i njejti ka thene se nuk ka pasur perfitim nga keto transaksione, por qellimi ka qene me rrit qarkullimin dhe me marr kredi.