Grantet për familjen e Fitore Pacollit, Faton Peci bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK: Grup kriminal
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të rinisë së LDK-së, Paris Guri, si edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.
Kallëzimi penal i Pecit erdhi pasi që Abdixhiku dhe Guri kishin njoftuar për grantet e Ministrisë së Bujqësisë që i janë dhënë familjarëve të deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.
Madje në kallëzimin e tij penal, Peci i ka quajtur “grup kriminal” Abdixhikun, Gurin dhe zyrtarët e tjerë të LDK-së.
Postimi i plotë:
Me prova materiale e dëshmitarë!
Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve!
Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!
Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!