LAJME

Ia bëtë vetes! – Albnews

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur me ironi fjalën tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku u kthyer pas rreth 11 muajsh në arrest shtëpie.

Berisha ka thumbuar mazhorancën duke thënë se “e shoh çehren që ju ka rënë, po mbaheni me shpirt ndër dhëmb”, ndërsa nuk ka kursyer as kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se 11 muaj më parë “mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën”.

Më tej Berisha iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke iu thënë se votuan për t’i mohuar të drejtën e fjalës, “sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush, votuat duke mbushur parlamentin me gardistë, me mendimin se kjo do ishte dita e fundit e Berishës në Kuvend”.

Sali Berisha: Po mbaheni me shpirt ndër dhëmb, kot e keni. Unë erdha, ju e dini vet, e dini vet! E shoh çehren qe iu ka rënë ,por ja bëtë vetes dhe ju qofshi… 11 muaj më parë, më datën 21 dhjetor të viti të kaluar, Edi Rama mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij, të Shqipërisë pa opozitë.

Me një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë, pluralizmin në Shqipëri.

Votuat duke më mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush, votuat duke mbushur parlamentin me gardistë, me mendimin se kjo do ishte dita e fundit e Berishës në Kuvend.