Ilir Meta del sot para gjykatës – Indeksonline.net
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i arrestuar të hënën nën dyshimet për korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore, do të dalë sot para gjykatës.
Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.
Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi dje se mbështet përpjekjet e Prokurorisë së Posaçme në luftën e saj kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
SPAK-u e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.