Katar 2022/ Reperi i njohur amerikan konfirmon se do bëjë këngën zyrtare të Botërorit

Kur jemi vetëm 2 muaj nga kampionati Botëror i “Katar 2022”, është konfirmuar se kush do të bëjë edhe këngën zyrtare.

Nuk do të jetë një Kupë e zakonshme Bote, pasi që do të luhet në fundvit, e jo në qershor, siç ka ndodhur deri tani.

Reperi i njohur amerikan, Lil Baby nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se do të jetë ai që do të bëjë këngën zyrtare të këtij eventi.