Ke humbur peshë pa qenë në dietë? Ja shtatë arsye të mundshme

Luhatje tё vogla tё peshёs gjatё vitit konsiderohen normale, por nё qoftё se rёnia ёshtё mё e madhe e sidomos pa arsye, ёshtё mirё tё bёni njё kontroll sepse mund tё jetё shenja e njё sёmundjeje serioze.

Tё mbash nёn kontroll peshёn ёshtё sigurisht e dobishme, por kjo nuk do tё thotё qё duhet tё bёhemi skllav. Nё kohёn e tanishme, me gjithё aplikacionet e ndryshme si “food-tracking” e “weight-tracking” qё janё nё dispozicion, rreziku ёshtё mё shumё i njё kontrolli tё tepёrt sesa i njё pёrkujdesjeje – paralajmёron nё fakt doktor Stefano Erzegovesi, specialist nё Psikiatrinё dhe Shkencёn e Ushqimit pranё Qendrёs sё Shqetёsimeve Ushqimore tё Spitalit San Raffaele Turro.

Kёshtu, edhe nё mungesё tё njё sёmundjeje specifike, ёshtё mirё tё peshohesh, por jo mё shumё se njё herё nё muaj, nё mёngjes dhe nё agjёrim dhe gjithmonё nё ditёn e mesit tё javёs.

Duke pasur parasysh kёtё, nё rastin qё vihen re luhatje tё peshёs, qё nuk i atribuohet njё humbjeje tё vecantё tё peshёs, por gjithsesi ёshtё esenciale pёr tё kuptuar shkakun, sepse mund tё fshihet dicka tjetёr.

1. Probleme me tiroiden

Njё nga simptomat mё tё zakonshme tё gjendrёs tiroide (sidomos kur tiroidja ёshtё shumё aktive) ёshtё humbja e peshёs.

“Nё qofё se dyshohet pёr njё problem me tiroiden, mundёsisht do tё vihet re edhe njё oreks i shtuar ose do tё vuajё nga zemra, nёnvizon doktoreshё Anne Cappola, endokrinologe dhe docente e mjekёsisё pranё Universitetit tё Pensilvanisё, por mund tё kenё edhe shqetёsime me gjumin ose vihet re njё ndjesi e vazhdueshme nxehtёsie”.

2. Sёmundjet e zorrёve

Sёmundja e zorrёve ose inflamacioni kronik i zorrёve tё vogla, shkaktuar nga gёlltitja e glutenit, nё persona tё predispozuar gjenetikisht – mund tё provokojnё njё humbje tё peshёs dhe nё pёrgjithёsi e shoqёruar edhe me shqetёsime tё tjera gastrointestinale, si pёr shembull dizenteria.

“Edhe njё problem nё pankreas, qё prodhon enzimat qё ndihmojnё tretjen, mund tё cojnё nё njё humbje peshe tё menjëhershme vёren Jamile Wakim-Fleming gastroenterologe pranё Cleveland Clinic, nё kёtё mёnyrё tё bёjmё kujdes me simptomat e dhimbjeve tё barkut, tё pёrziera pas konsumimit tё ushqimeve veçanërisht me yndyrё si pёr shembull hamburgerët.