LAJME

Kearns reagon për sulmin në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojçiqit nga Serbia inkurajon të tjerët



Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike

Kearns ka thënë se dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojicicin dhe për ta deportuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.