‘Kemi kapur nxënës të 9-vjeçares me ar:më zjarri’! Jaupi: Rastet e parandaluara mund të kishin patur fund tragjik!
Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, është shprehur se nga kontrollet që kryejnë rutinë në shkolla, janë kapur nxënës të shkollave 9-vjeçare edhe me ar:më zjarri. I ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 Jaupi tha se janë raste se nëse nuk do të ishin parandaluar, do të kishin patur fund tragjik.
Gjithashtu zyrtari i policisë zbuloi se shkollat më problematike janë gjimnazet dhe ato që kanë shumë nxënës. Ndër të tjera Jaupi tha se pas vrasjes së 14-vjeçarit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të ngrenë në nivel maksimal strukturat kundër krimeve kibernetike.
“Kemi kapur nxënës me ar:më zjarri, nxënës të 9-vjeçares. Kemi gjetur doreza në çantat e nxënësve, thika. Janë parandaluar rastet dhe nëpërmjet zëdhënësit kemi komunikuar me mediat. Janë raste që janë parandaluar që mund të kishin fund tragjik. Vëmendjen e kemi në gjimnaze dhe shkolla me numër të lartë nxënësish. Gjimnazet janë një alert i policisë që jemi të vëmendshëm dhe kemi bashkëpunim me drejtuesit e shkollave. Drejtori i policisë së shtetit kërkoi të ngremë në nivel maksimal strukturat kundër krimeve kibernetike, për të ndjekur nxënësit që reklamojnë ar:më të ftohta, ar:më zjarri, video të dhunshme, në mënyrë që të identifikon rastet dhe të parandalohet përshkallëzimi i dhunës dhe ngjarjeve tragjike”, tha Jaupi.