Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo Viqit, s’meritojnë vëmendjen tonë – Albnews
16:28 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / Gj. Sh
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat e Aleksandër Vuçiqit apo siç tha ai “çfarëdo Viqi” nuk meritojnë vëmendjen tonë.
Mehaj u shpreh se prioriteti ynë duhet të jetë forcimi i ushtrisë, policisë dhe agjencive të inteligjencës.
“Kosova e fortë, rruga drejt NATO-s. Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi nuk meritojnë vëmendjen tonë. Nuk kemi kohë për të humbur me provokime. Përkundrazi, fokusi ynë duhet të jetë te populli ynë, te rinia jonë dhe tek edukimi i tyre mbi rëndësinë e sigurisë kombëtare”.
“Prioriteti ynë duhet të jetë forcimi i ushtrisë, policisë dhe agjencive të inteligjencës. Rruga drejt anëtarësimit në NATO mund të jetë e gjatë, por ne kemi forcën dhe vullnetin për ta realizuar këtë qëllim strategjik”.
“Personalisht, në dy vitet e ardhshme do të investoja 2 miliardë euro në përmirësimin e forcave tona të sigurisë. Një investim i tillë do të ndryshonte rrënjësisht situatën dhe do të siguronte që Kosova të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë. Është fakt që Serbia, Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut nuk ndryshojnë në thelb, por qasja e tyre ndryshon kur përballen me një shtet të fortë e të përgatitur”, ka shkruar Mehaj.